Futbollistët e klubeve të Superiores janë në pritje të mësojnë se kur do të rinisin stërvitjen. Deri atëherë ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruhen nga përhapja e COVID-19. Kështu po bëjnë edhe lojtarët e Laccit dhe pjesa më e madhe e tyre jetojnë në kryeqytet.
Rudolf Turkaj dhe braziliani Teco ndajnë apartamentin së bashku dhe kohën e lirë e kalojnë duke luajtur “Uno”, por me dënime. Këtë e kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale, ku kanë postuar video nga dënimet e marra.
Teco shfaqet duke festuar në ballkon si francezi Antoine Griezmann, kurse Turkaj më pas është detyruar të bëjë kërcimin e këngës së famshme të Michel Telo, “Ai se tu pego”. /abcnews.al