Playboy, një nga revistat më të njohura në botë, ka njoftuar se nuk do të publikojë këtë javë numrin e ri të revistës, e fundit për vitin 2020.
Në një njoftim të bërë në Medium , CEO i Playboy Enterprises, Ben Kohn, tha se vendimi për të ndaluar publikimin e revistës e cila ka qenë çdo tremujor që nga viti 2019, kishte kohë që diskutohej për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi.
“Ne do të realizojmë publikimin e revistës në mënyrë dixhitale me të gjithë përmbajtjen e saj duke përfshirë edhe intervistat, 20Q, Këshilltarin e Playboy dhe natyrisht fotot tona të Playmate,” vazhdoi ai.
Megjithatë shtypja me shkrim do të mbetet forma e tyre e publikimit të revistës.
Revista Playboy u themelua nga Hugh Hefner në 1953, dhe që nga atëherë është bërë një markë globale, duke përfshirë shfaqje TV, vendpushime, klube, dhe ngjarje të mëdha. Ajo ka botuar vepra nga shumë shkrimtarë të mirënjohur, përfshirë Joyce Carol Oates, James Baldwin, Margaret Atwood dhe Saul Bellow, por në fillimet e saj u bë e njohur për fotot nudo që shkaktuan revolucion seksual./abcnews.al