UEFA ka marrë disa vendime gjatë këtyre ditëve. Përhapja e koronavirusit në gjithë Europën ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme dhe Europiani që ishte programuar të luhej në muajt qershor-korrik është shtyrë për verën e vitit 2021.
Qeveria Europiane e Futbollit ka marrë një tjetër vendim. Licencimet e klubeve që duan të luajnë në kompeticionet europiane janë shtyrë, mes tyre edhe për klubet e Superiores. Data 31 mars ishte përcaktuar si afati i fundit për për plotësimin e dokumentacionit në lidhje me kriterin financiar.
Kriteret e tjera, ai sportiv, infrastrukturor, administrativ dhe ligjor, janë mbyllur më datë 28 Shkurt, ashtu siç edhe klubet ishin lajmëruar më parë nga Menaxheri i Lincensimit. FSHF pas njoftimit të marrë nga UEFA ka bërë komunikimin zyrtar të këtij vendimi për të gjithë klubet e përfshira në proces. /abcnews.al