Procedura për KMCAP: Nga tetë dokumenta kërkohen vetëm dy

schedule19:21 - 19 Shkurt, 2018

schedule 19:21 - 19 Shkurt, 2018

Thjeshtohen proceduarat për të përfituar pagesën e aftësise së kufizuar. Qytetarëve sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nuk do t’ju kërkohen për aplikim në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë 8 dokumente, por vetëm 2.

Ndërkohe nuk do të jetë më e nevojshme që ata të paraqiten fizikisht pasi dosja e tyre do të përcillet nga ndërveprimi institucion me institucion.

Ndërkohë për kategorinë e përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje duhet te dilnin ne komision çdo vit, tashmë rikomisionimi do të bëhet 3-5 vjet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvilloi një takim me strukturat e shëndetësisë dhe shërbimit social, të cilëve iu kërkoi të veprojnë që këto ndryshime të reflektohen tek qytetarët./abcnews.al