Ka shkuar në 35 numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë mesditën e kësaj të mërkure ka bërë me dije se katër raste të reja kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.
Ndërkohë ministria bën me dije se fatmirësisht gjendja e të gjithë pacientëve është stabile. Gjithashtu ministria njofton se gjatë mbrëmjes në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli, udhëtarët e të cilëve janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të lëshohen në shtëpi për vetëizolim shtëpiak.
Epidemiologët kanë kontrolluar udhëtarët që janë akomoduar përkohësisht në shatorë ndërsa gjatë ditës do të transferohen në një strukturë të caktuar për izolim grupor në Demir Kapijë./abcnews.al


