Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo u kërkua sot nga kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili tha sa kjo është propozuar në mbledhjen e qeverisë.
Ai tha se deri tani institucionet janë përballur mirë me masat e ndërmarra, por duhet gjendja e jashtëzakonshme për të parandaluar një vlë të madhe të mundshme. Spasovski tha se do ti kërkohet Kuvendit që ta shpallë këtë masë, edhe pse është i shpërndarë, ka bazë ligjore për masa dhe vendime të tilla.
Ndërkohë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 35. /abcnews.al