Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 66-vjeçarit nga Lushja që shënoi viktimën e dytë të koronaviruist në vend.
Sipas Berishës është e domosdoshme të vendoset në karantinë të plotë spitali i Senatoriumit dhe të bëhet testi për të gjithë punonjësit.
Reagimi i plotë:
Sot viktima e dytë e epidemisë se koronavirusit!
Miq, sot viktima e dytë e epidemise se koronavirusit.
Ky ishte i sëmuri që u mjekua në Spitalin “Shefqet Ndroqi” për 22 ditë me radhe per difiçit respirator.
Le të shprehim ne ngushellimet më të ndjera familjes të të ndjerit dhe të ju urojmë sherim teë plotë të gjithë të semurëve të prekur nga kjo virozë dhe të gjithë të infektuarve.
Gjithashtu ju ftoj të përshëndesim dhe shprehim mirënjohje ndaj të gjithë mjekëve, infermierëve, sanitarëve të vendit për punën vetmohuese që bëjnë.
Shtoj këtu se njëlloj si viktima e parë e Spitalit të Durrësit edhe ky rast fatkeq u injorua plotësisht në rrafshin epidimiologjik,thuhet se kërkesa e mjekve për testim ra ne vesh te shurdher dhe testimi u be me vonese dhe po me vonese u be dhe transferimi i tij ne reanimacionin e spitali infektiv te specializuar per trajtimin e rasteve te tilla te renda.
Per shkak te ketij qendrimi, ne spitalin Shefqet Ndroqi u krijua nje bombe virale, deri tani jane 8 bluza te bardha te infektuara dhe nje numer krejt i panjour individesh te tjere, personele e vizitore te ketij spitali.
Konsideroj te domosdoshme vendosjen ne karantine te plote dhe testin per te gjithe punonjesit dhe te semuret e Spitalit Shefqet Ndroqi
/abcnews.al

