THRILLER/ 1 i vdekur, 9 të infektuar, mes tyre 8 mjekë dhe infermierë: Vizitori nga Italia që bëri kërdinë tek Sanatoriumi

schedule09:33 - 18 Mars, 2020

schedule 09:33 - 18 Mars, 2020

I ngjan një thrilleri të vërtetë ajo që ka ngjarë tek Sanatoriumi, ku një vizitor nga Italia ka infektuar fillimisht 66 vjeçarin nga Lushnja dhe pas tij u infektuan edhe tetë mjekë dhe infermierë.

66 vjeçari nga Lushnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa stafi mjekësor i Sanatoriumit gjendet në karantinë.

Çfarë ndodhi?

Më herët, 66 vjeçari nga Lushnja ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pikërisht në këtë spital është infektuar me koronavirus.

Ka qenë një i afërm, baxhanaku u tij, i cili ka mbërritur nga Italia dhe e ka vizituar në spital.

Me sa duket i afërmi ka qenë i infektuar nga koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar. Më pas, 66 vjeçari ka infektuar stafin e mjekëve dhe infermierëve gjatë kujdesit ndaj tij.

Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.

66-vjeçari u transferua më pas te spitali Infektiv dhe policia urdhëroi familjen e tij për të futur në karantinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!