Prej ditës së djeshme gazetarja e Abc News Lediona Xheladinaj është vetëizoluar në shtëpi, pasi ashtu sikurse është raportuar vajza e saj ka frekuentuar shkollën private në Korçë ku një mësues ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Për të dhënë më shumë detaje rreth asaj që ka nodhur gazetarja pati një lidhje direkte me “Abc-ja e mëngjesit”. Lediona theksoi se ajo, fëmija, por edhe prindërit e nxënësit e tjerë janë mirë, ndërsa nuk kanë bërë testin.
Pjesë nga intervista:
Enkel Demi: Je futur ne karantinë sepse një nga fëmijët e tu frekuentonte një shkollë ku nxënës dhe mësues kanë rezultuar pozitivë?
Lediona Xheladinaj: Ka qenë lajmi i djeshëm që ne e kemi transmetuar gjatë ditës. Ka qene një mësuar që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Unë prej ditës së djeshme jam e izoluar në shtëpi dhe do vijoj të qendroj edhe për 10 ditë. Deri në këto momente mund të themi se shëndeti është mirë, edhe i fëmijës tim, por edhe me kontaktet që unë kam patur me prindërit dhe fëmijët e prindërve që studiojnë në shkollën “Omiros”. Ka qenë një info që ka mbërritur në telefonin tonë për mësuesin e infektuar dhe këshillat ishin që ne të qendronim të izoluar.
Enkel Demi: Mund të ma shpjegosh cfarë lloj shkolle është kjo?
Lediona Xheladinaj: Është shkollë pivate e mesme, greke ku studiojnë 430 nxënës dhe një staf pedagogjik prej 52. Ka qenë mësuesi grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur që jep mësim me kohë të pjesshme, banues në Kostur të Greqisë, i cili ka qen në datën 6 në shkollë ka dhënë mësim dhe ka ikur në datën 9, është kthyer sërish dhe është larguar përsëri, ku i është nënshtruar analizave dhe ka rezultuar pozitiv.
Enkel Demi: Ti edhe prej një jo urdhri por këshillimi të ABC News ke vendosur të qëndosh në karantinë dhe ke bërë mirë. Ju i keni bërë testet?
Lediona Xheladinaj: Deri në këto momete që nuk kemi siptoma nuk kemi bërë teste. Unë edhe me komunikimet që kam patur me drejtues të Shëndetit Publik në Korçë nuk është për tu shqetësuar, situata paraqitet normale për të mos përhapur panik edhe te prindërit e tjerë me kontaktet që unë kam patur, nuk kanë pasur shqetësime. Informacioni që kemi përcjellë edhe ditën e djeshme ka qenë një nxënës që është paraqitur pranë pediatrisë me temperaturë, gjedja paraqitet e syabilizuar dhe nuk dyshohet i prekur me koronavirus.
Enkel Demi: Ju do të respektoni këtë gjë. Në përgjithësi me indormacionet që ke pavarësisht se qendron në shtëpi, në Korçë po respoktohet karantina?
Lediona Xheladinaj: Unë jam izoluar por nuk e humb kontaktin me pjesën jashtë. Korça ka qenë shembull i vetëizolimit. Ashtu sikurse e kanë thënë qytetarët ne mbrojmë veten. /abcnews.al