Koronavirusi LIVE/ Rama forcon “shtetrrethimin”, ndalohet ecja në çift: Dalin oraret e reja

schedule18:25 - 18 Mars, 2020

schedule 18:25 - 18 Mars, 2020

18.30 Tritan Kalo flet në Abc News për ilaçin që po bën “magjinë” me koronavirusin: Si po i trajtojmë të sëmurët

I ftuar në studion e “ABC News”, mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur për pandeminë që tashmë ka prekur shumë vende të botës. Kalo gjithashtu ka folur edhe për situatën në të cilën është përfshirë vendi duke treguar edhe për gjendjen e personave që tashmë janë në Spitalin e Infektivit të prekur me koronavirus, ai u shpreh se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

“Negativizim do të thotë se nuk ka më virus. Në bazë të protokollit të sotëm duhet të jenë dy kultura negative në mënyrë që të bindet se nuk përben me rrezik.

Kemi 28 të sëmurë në Spitalin e Infektivit dhe tre janë në gjendje të agravuar, por fatmirësisht jo deri në rrezik.

Është e rëndësishme të kujtojmë që po bëhet një lloj vetëflijimi nga personeli mjekësor sepse ka prindër që po sakrifikojnë përballë koronavirusit.

Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë te individët”.

Gjithashtu ai theksoi se sistemi imunitar mund të reagojë më shpejt ndaj hyrjes së një agresori. “Në organizimin tonë sa më shumë të jetë e mundur është që përhapja e virusit të mos prekë organet si zemra, por të kufizohet aty ku hyjnë.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, mjeku infeksionist tha se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë.

Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim.

Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen:, u shpreh ai.

Sa i përket viktimës së dytë që humbi jetën Kalo tha se  kishte sëmundje të pashërueshme.

“Nëse vijnë nga zona të kuqe me infeksion maksimal, nëse kanë pasur kontakt më të sëmurin, nëse kanë qënë në spital duhet t’ja bëjnë me dije mjekut , për shkak se një gjë e tillë është fshehur dhe ka sjellë infektime te tjera. Në këtë pandmei të madhe më të rrezikuar janë personeli mjekësor.

Mjeku infeksionist këshilloi se në përbërje të një ekipi mjaft të devotshëm nuk ka asnjë të shtruar dhe në terapi intesive janë vetëm tre.

“59 është numri në Spitalin Infektiv sot. Kanë virusin por nuk kanë tablonë kimike. Të sëmurëve i kemi përcaktuar qartë se nëse kanë më të voglën shenjë, me vështirësi në frymëmarrje, duhet të njoftojnë. Mund të ndodhë një përhapje infeksioni në të gjithë organizmin me temperstura të ulëta. Rëndësi ka të shohim se sa oksigjen është në gjendje organizmi të marrë”, u shpreh ai.

18:05 Tragjedia quhet Itali: 475 viktima vetëm 24 orët e fundit nga koronavirusi

Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së martës bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.

Kështu rezulton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 35,713.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 4,207 raste.  Ndërsa  brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 475 persona.  Numri i viktimave në total shkon në 2,978 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 4,025.

Kështu, Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë ndërsa në renditje globale qëndron në vend të dytë pas Kinës. Kjo e fundit numëron 80,881 të infektuar në total por trendi i rasteve të reja është në zbritje.

17: 45 Shtohen rastet në Greqi, 31 persona të infektuar me koronavirus brenda një dite

Rastet e reja janë komunikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit dhe profesori i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras.

Kështu, numri total i të sëmurëve më Covid-19 në vend shkon në 418. Sipas Tsiodras nga ky numër 64 raste konsiderohen si “jetime”.

Në total, në spitale me Covid-19 ndodhen të shtruar 79 pacientë, prej të cilëve 13 ndodhen në kujdes intensiv dhe marrin frymë me anë të tubave. Mosha mesatare e personave të intubuar është 70-vjeç. Në total, në shtetin fqinj janë ekzaminuar 6,000 kampione.

Të paktën 14 pacientë janë shëruar dhe nxjerrë nga spitali.

17: 10 Portokall falas, gjesti human i një biznesi të vogël në ndihmë të të moshuarve në nevojë

Të moshuarit e vetmuar po ndihmohen nga punonjësit e caktuar nga bashkitë që të ushqehen.

Meqë urdhri i qeverisë i ndalon ata të dalin jashtë disa prej tyre e kanë respektuar dhe kanë pritur ushqimet tek dera e shtëpisë.

Ky i moshuar nga Gjirokastra ka ruajtur dhe distancën.

“Më tha vajza që merr këtë numër dhe lidhu me bashkinë se të ndihmon ajo. Jetoj vetëm, fëmijët i kam në emigracion, gruaja më ka vdekur”.

Ndërsa në të gjithë vendin po abuzohet me çmimet e frutave, një vlonjat  ka shpërndarë portokall falas.

“Duke i thënë djalit tim që këtë fitim që kam bërë këtë muaj ti bëjmë portokalle për 15 apo 20 vetë. Në mënyrë që të ndihmojmë dhe sensibilizojmë të gjithë tregtarët e Vlorës që mos të shesin kaq shtrenjtë”

Të moshuarit ndihen mirënjohës.

“Këto ditë të vështira kjo tregon që populli shqiptar është gjithnjë e më i bashkuar dhe solidarizimi i këtij biznesi të vogël të marrin shembull biznesi i madh që të ndihmojnë të varfrit”.

“Populli është i varfër, nuk ka për të ngrënë, ka nga ata që janë me asistencë”.

16: 35 Paralajmërimi shqetësues në Itali: Nëse rastet nuk ulet numri, të prekurit do të lihen të vdesin

Italia është shteti më i prekur në Evropë nga koronavirusi dhe i dytë në radhë në rang global. Kurba e epidemisë nuk po njeh ende ulje dhe autoritetet e shëndetit tashmë kanë dhënë një tjetër alarm.

Këshilltari i Mirëqenies Giulio Gallera duke folur për trendin e rasteve me koronavirus është shprehur se të nëse kurba nuk bie deri në dielën,  me shumë mundësi qeveria do detyrohet që të marrë masa më shtrënguese.

Nga ana tjetër, guvernatori Attilio Fontana është shprehur se nëse numri i të prekurve nuk bie, së shpejti “ nuk do mund t’u japim më ndihmë të sëmurëve.”

Mjekët kanë dhënë gjithashtu alarmin se më shumë se 2,600 persona në stafet mjekësore janë infektuar me koronavirusin.

Si pasojë e Covid-19 rreth 2,503 persona kanë humbur jetën. Numrin e madh të viktimave në shtetin fqinje e ka përmendur edhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro.

Brasilia u shpreh:

“Italia është një vend plot me të moshuar, në çdo ndërtesë mund të gjesh të paktën një çift të moshuarish, si në Kopakabana. Për këtë arsye ka kaq shumë vdekje.”

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro i bëri këto deklarata në Brasilia teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

15: 35 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kundërshton vendimin e Bankës së Shqipërisë për kreditë

Biznesi shqiptar ka kundërshtuar vendimin e marë nga Banka e Shqipërisë duke e cilësuar atë të paplotë.

Në një reagim për “ABC News” Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shprehet se në thelb ky vendim nuk i vjen në ndihmë sipërmarrjes shqiptare ndërsa për çdo rast do të jenë bankat e nivelit të dytë ato që do të japin miratimin përfundimtar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon që Banka e Shqipërisë në pamundësi për të identifikuar si të pa afektuar ndonjë sektor të ekonomisë duhet të shprehet qartë në urdhrin e saj.

Në këtë mënyrë kërkohet që të gjithë kredimarrësit që paraqesin kërkesë për riskedulim të kredisë duhet të trajtohen pozitivisht nga sistemi i kredidhënies. Po ashtu bëhet apel që të ndërpriten interesat për një  periudhë 3 mujore. Dhoma e Tregtisë vlerëson se urdhëri aktual krijon epërsi dhe hapësira sistemit të  kredidhënies duke rritur arrogancën subjektive të vendim marrjes.

14: 35 Rama forcon “shtetrrethimin”, ndalohet ecja në çift: Dalin oraret e reja

Kryeministri Edi Rama ka forcuar rregullat e “shtetrrethimit”. Përmes një postimi në rrjete sociale kreu i qeverisë bën me dije se nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Po ashtu nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah. Ndërkohë më herët ndalimi i qarkullimit ishte i ndaluar për këmbësorët vetëm pas orës 18:00.

Forcimi i masave sipas kryeministrit vjen pasi qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar.

Postimi i Ramës:

Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh

Nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!

Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër!

Frikë aspak, kujdes po! me hir ose me pahir! dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!

12: 40 Agron Duka dhe 200 shqiptarë ngecin në aeroportin gjerman, kreu i PAA-së flet për Abc News

Situata e krijuar nga koronavirusi po shkakton probleme të mëdha me trafikun ajror në Europë duke anuluar fluturime të shumta. Nisur nga situata e krijuar, kompania WizzAir që bën linjën Memingen Gjermani-Tiranë nuk kreu sipas parashikimeve fluturimin e radhës ditën e sotme duke lënë në aeroport qindra shqiptarë.

Mes atyre që pritën disa orë në aeroportin e Memingenit është edhe kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

Në një lidhje telefonike me Abc News, Duka u shpreh se fluturimi ishte planifikuar në orën 07:00 të mëngjesit, por punonjësit e kompanisë WizzAir nuk janë paraqitur në punë nga frika e koronavirusit.

Kjo ka shkaktuar irritimin e udhëtarëve, të cilët njoftuan konsullatën shqiptare në Mynih si edhe ministrinë e Jashtme në Tiranë.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë i mundur fluturimi në orët e mesditës.

Siç shprehet Duka për Abc Neës, fluturimi do të bëhet në orën 13:30 pasi kompania Wizz Air u detyrua ta kryerjë pavarësisht hezitimit të punonjësve.

12:20 Banorët e zonave të thella mbeten pa ushqime në Librazhd, lëvizin me kuaj

Masat shtërnguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë kufiziuar lëvizjet e tregëtarëve dhe qytetarëve. Furnizimi me ushqime po vështirësohet për banorët e zonave të thella të vendit. Sami Murraçi është nga fshati Arrëz dhe për të siguruar ushqime dhe ilaçe ka ecur mbi kalë 3 orë për të mbërritur në Librazhd.

“I kemi fëmijët sëmurë u detyruam të merrnim makinë time, mushkën. S’kemi me çtë lëvizim. Kam fëmijët e sëmurë me kollë me temperaturë nuk i sjell dot në spital kam frikë”, thotë ai.

Ai është i varfër dhe tregon se e ndihmojnë miqtë të marrë ushqime pa para.

Samiu tregon se në vështirësi janë dhe banorët e tjerë të fshatit të tij. Njësitë administrative është e qartë se nuk kanë hartuar asnjë plan për të ndihmuar për banorët që janë izoluar nëpër fshatra.

12: 01 Nuk i tremb as koronavirusi dhe as policia: Dhjetra shoferë të pabindur e pësojnë keq

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin pas masave të reja të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 74 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, konkretisht në Berat shtetasi P. H., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj urdhrit të Policisë për shoqërim dhe në Elbasan shtetasi I. A., 56 vjeç, pasi drejtonte mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë sportive pistoletë pa leje.

Gjithashtu, në Bulqizë janë proceduar penalisht shtetasi U. T., drejtues motomjeti dhe pasagjeri T. T., për drejtim motomjeti në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi dhe kundërshtim e mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00, 10 shtetas, konkretisht 9 shtetas në Durrës dhe 1 në Tiranë, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

11:38 4 raste të reja me koronavirus në Tiranë, zbulohet vatra e re e infeksionit

Mjekja e ISHP-së Eugena Tomini njoftoi sot për katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 59, ndërsa numri i viktimave është rritur në dy, bashkë me 66 vjeçarin që ndërroi jetë sot tek Infektivi.

Vlen për t’u theksuar fakti se katër rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar të gjitha në kryeqytet. ISHP bën me dije se tre raste nga këto kanë lidhje me rastet e mëparshme, ndërsa një rast është i pavarur duke shënuar kështu një vatër të re infeksioni në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një grua 66 vjeçare, e cila po merr trajtim intensiv tek Infektivi në QSUT.

11: 20 2 të vdekur, 59 të prekur: Përkeqësohet situata me koronavirusin në Shqipëri

Është rënduar bilanci prej koronavirusit në Shqipëri. Pas viktimës së dytë nga nga koronavirusi që u shënua sot, Ministria e Shëndetësisë njofto se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Të gjtha rastet e reja janë në Tiranë.

Në kryeqytet është konfirmuar edhe një vatër e re infeksioni, e cila nuk ka lidhje me vatrat e mëparshme.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT”, u shpreh mjekja e ISHP, Eugena Tomini.

Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

10:36E moshuara “sfidon” koronavirusin: Kam 50 vjet kandidate për në Sharrë, jeta na është dhënë borxh

Tirana është sot në ditën e gjashtë të karantinës. Gazetari Maksi Rama ndodhej në një treg në “Vasil Shanto”.

Ndonëse kryeqyteti është në një urdhër karantine, është shtuar numri i lëvizjes së qytetarëve. Ndërkohë, eshe sot vihet re se numri më i madh i personave që lëvizin janë të moshuarit.

Të pyetur nga Abc News një pjesë e të moshuarve shprehen se kanë dalë për të bërë pazaret, pais jetojnë vetëm. Ndërsa ka edhe prej tyre që e kanë marrë me mjaft sportivitet këtë situatë.

“Kam dalë të bëj pazar se kam frikë se vdes dhe mos iki pa ngrënë. Edhe po të kem njerëz, ata nuk janë gjithmonë në dispozicionin tim. Unë kam 50 vjet kandidate për në Sharrë, tani më ka ardhur radha të vete. S’kam frikë fare, vdekja është një detyrim, jeta është dhënë borxh dhe ai që ma ka dhënë ka thënë do ma kthesh kur të kem unë qejf. Kështu që s’kam pse të kem frikë. I ka ndarë Perëndia, unë jam shumë e lumtur që ka vënë një kufi: të rrojnë të rinjtë dhe ne të tjerët që i kemi mbaruar punët tona të shkojmë te vendi”, tha e moshuara. /abcnews.al

08: 45 Gazetarja e ABC News në ditën e dytë të karantinës: Jam mirë, testin nuk e kam bërë

Prej ditës së djeshme gazetarja e Abc News Lediona Xheladinaj është vetëizoluar në shtëpi, pasi ashtu sikurse është raportuar vajza e saj ka frekuentuar shkollën private në Korçë ku një mësues ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Për të dhënë më shumë detaje rreth asaj që ka nodhur gazetarja pati një lidhje direkte me “Abc-ja e mëngjesit”. Lediona theksoi se ajo, fëmija, por edhe prindërit e nxënësit e tjerë janë mirë, ndërsa nuk kanë bërë testin.

Pjesë nga intervista:

Enkel Demi: Je futur ne karantinë sepse një nga fëmijët e tu frekuentonte një shkollë ku nxënës dhe mësues kanë rezultuar pozitivë?

Lediona Xheladinaj: Ka qenë lajmi i djeshëm që ne e kemi transmetuar gjatë ditës. Ka qene një mësuar që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Unë prej ditës së djeshme jam e izoluar në shtëpi dhe do vijoj të qendroj edhe për 10 ditë. Deri në këto momente mund të themi se shëndeti është mirë, edhe i fëmijës tim, por edhe me kontaktet që unë kam patur me prindërit dhe fëmijët e prindërve që studiojnë në shkollën “Omiros”. Ka qenë një info që ka mbërritur në telefonin tonë për mësuesin e infektuar dhe këshillat ishin që ne të qendronim të izoluar.

Enkel Demi: Mund të ma shpjegosh cfarë lloj shkolle është kjo?

Lediona Xheladinaj: Është shkollë pivate e mesme, greke ku studiojnë 430 nxënës dhe një staf pedagogjik prej 52. Ka qenë mësuesi grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur që jep mësim me kohë të pjesshme, banues në Kostur të Greqisë, i cili ka qen në datën 6 në shkollë ka dhënë mësim dhe ka ikur në datën 9, është kthyer sërish dhe është larguar përsëri, ku i është nënshtruar analizave dhe ka rezultuar pozitiv.

Enkel Demi: Ti edhe prej një jo urdhri por këshillimi të ABC News ke vendosur të qëndosh në karantinë dhe ke bërë mirë. Ju i keni bërë testet?

Lediona Xheladinaj: Deri në këto momete që nuk kemi siptoma nuk kemi bërë teste. Unë edhe me komunikimet që kam patur me drejtues të Shëndetit Publik në Korçë nuk është për tu shqetësuar, situata paraqitet normale për të mos përhapur panik edhe te prindërit e tjerë me kontaktet që unë kam patur, nuk kanë pasur shqetësime. Informacioni që kemi përcjellë edhe ditën e djeshme ka qenë një nxënës që është paraqitur pranë pediatrisë me temperaturë, gjedja paraqitet e syabilizuar dhe nuk dyshohet i prekur me koronavirus.

08: 35 Shënohet viktima e dytë me koronavirus në Shqipëri, ndërron jetë 66-vjeçari te Infektivi

Eshtë shënuar viktima e dytë me koronavius në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë te spitali Infektiv 66-vjeçai nga Lushnja, pasi kishte komplikacione të rënda.

66-vjeçari prej disa ditësh ishte i shtruar te Infektivi, në gjendje të rëndë.

Gazeta Ajgena Korbi raporton për ABC News se pacienti vuante nga insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Ai u infektua nga COVID 19 nga një person tjetër i ardhur nga Italia. Që në momentet e para ai ka pasur edhe probleme të tjera shëndetsore  kjo ka bërë të pamundur që t’ja dalë me sukses në këtë betejë me COVID19.

Pak ditë më parë në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë mbrëmë u njoftua se është drejt shërimit të plotë kontakti i parë me pacientin zero në Shqipëri.

Njoftimi i plotë nga ministria e Shëndetësisë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

07: 25 COVID 19, shënohet viktima e parë në Turqi

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Turqi, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve është 98 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një deklaratë për mediat është shprehur se në betejën me COVID 19 ka humbur jetën pacienti i parë i infektuar në Turqi.

Mediat vendase raportojnë se paçinti ishte mashkull i moshës 89-vjeçare që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.

Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!