Tirana “i bindet” urdhrit, nuk ka qytetarë në lulishte

schedule10:37 - 17 Mars, 2020

schedule 10:37 - 17 Mars, 2020

Që prej ditës së djeshme hyri në fuqi akti normativ që ndalon grumbullimin e qytetarëve në parqe si dhe ndalimin e këmbësorëve pas orës 18:00.

Një ditë pas këtij vendimi që erdhi si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, gazetarja Xhensila Kodra dhe kamera e Abc News kanë bërë një vëzhgim se çfarë ndodh në kryeqytet.

Gazetarja thekson se nuk ka përqëndrim të qytetarëve në lulishte. Në terren janë sot forcat e policisë dhe ushtrisë të cilët bëjnë edhe shoqërimet e qytetarëve, kryesisht mosha e tretë që ulen për të pushuar ne parqe.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e personave që lëvizin sot në kryeqytet janë në këmbë si dhe biçikleta. Po ashtu policia vijon me patrullimet edhe për kontrollin e mjeteve të cilët lëvizin me leje të autorizuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!