Shakhtar Donetsk, ekipi ukrainas, ka një “dashuri” për lojtarët brazilianë. Shumë futbollistë nga Brazili kanë bërë emër te skuadra ukrainase, për të përmendur Fred, Willian, Fernandinho dhe Bernard. Një lojtar që ka bërë mirë, por që nuk ka arritur të kapë një ekip të madh, është Marlos.
31 vjeçari ka marrë dhe pasaportë ukrainase dhe i ka premtuar besnikëri klubit të Shaktar, aty ku luan prej disa vitesh tashmë. Në Europa League, një driblim i Marlos ka marrë vëmendje të madhe.
Mëngjarashi bën një driblim alla-Ronaldinho, duke lënë në vend dy mbrojtës kundërshtare. Ky driblim i Marlos, është publikuar nga faqja zyrtare e Europa League në Twitter. I gjithi për t’u shijuar./abcnews.al
Marlos ??#UEL | @FCShakhtar pic.twitter.com/Ntp8kjupkn
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 16, 2020