Alessandro Del Piero është një legjendë e Juventusit. Ish-kapiteni historik mbetet një tifoz i zjarrtë i bardhezinjve dhe ka një debulesë të madhe për Paulo Dybala.
Argjentinasi nuk po e bind Maurizio Sarrin ta aktivizojë gjithmonë si titullar, pavarësisht kualitetit që zotëron. Në një prononcim për Sky Sport, Del Piero ka një këshillë për trajnerin e “Zonjës së Vjetër” në lidhje me pozicionin e 26-vjeçarit.
“Mendoj se zgjidhja më e mirë për Dybala do të ishte që të luante afër qendërsulmuesit. Paulo di të dhurojë asiste dhe të shënojë gola. Nuk e shoh si sulmues të parë, ai është lojtar që di të krijojë hapësira për shokët e skuadrës. Është perfekt për të lidhur mesfushën me sulmin”, analizon Del Piero. /abcnews.al