Klauzolat e riblerjes së një lojtari janë shtuar shumë dhe Juventusi ka vendosur ta shfrytëzojë këtë opsion. Kampionët e Italisë shitën Rolando Mandragora tek Udinese verën e vitit 2018 për shumën e 20 milion eurove.
Mesfushori defensive është paraqitur mirë me skuadrën friulane. Performancat pozitive mund ta rikthejnë në Torino. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë bindur përfundimisht për kualitetin e 22-vjeçarit.
Në marrëveshjen mes klubeve ishte vendosur klauzola e riblerjes nga Juventusi për shumën e 26 milion eurove. Mandragora po paraqitet mirë dhe mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë do të rikthejnë në bazë në fund të këtij sezoni. /abcnews.al