Situata e krijuar nga koronavirusi dhe masat për parandalimin e përhapjes së tij, ka lënë në harresë fshatin Gjergjan në Elbasan. Ndërsa vijon puna për dezinfektimim e qendrave të qyteteve në fshatin Gjergjan të Elbasanit plehrat kanë disa javë pa u pastruar.
Teksa Shqipëria ndodhet në karantinë, për shkak të Covid-19 në fashtin Gjergjan këto kosha mbeturinash sipas banorëve të kësaj njësie kanë afro një muaj që nuk pastrohen.
Situata në këtë zonë është alarmante. Mbetjet përveç erës së keqe, bashkohen edhe me ujin e pijshëm në këtë zonë.
E keqja është se përmes këtyre koshave është një vijë uji që furnizon me ujë të pijshëm banorët e kësaj zone, nëpërmjet një burimi që rrjedh nga pjesa malore e kësaj zonë.
Banorët e zonës i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa për pastrimin dhe dezinfektimin e koshave të plehrave./abcnews.al