Kurti thirrje deputetëve: Kaloni buxhetin, nuk dihet se kur mund të mblidhemi sërish

schedule16:54 - 14 Mars, 2020

schedule 16:54 - 14 Mars, 2020

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës këtë të shtunë për shkak të situatës nga koronavirusi është kërkuar kalimin e projektbuxhetit për vitin 2020, por duket se një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën plenare është shprehur se nuk dëshironte që një gjë e tillë të kryhej brenda një dite sa i përket buxhetit, por thekson se nuk ka siguri se kur mun dtë zhvillohet një tjetër seancë, meqenëse nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat me përphapjen e koronavirusit.

Kurti ka kujtuar gjithashtu se edhe në seancën e sotme që janë mbledhur janë duke shkelur këshillat e Institutit të Shëndetësisë.

“Situata është e pazakonshme. Ne nuk e kemi hasur një të tillë si qeveri që prej clirimit. Bëhet fjalë për një pandemi botërore. Shpresoj që të ndalim shtritrjen e koronavirusit Nuk do të donim të bëhej gjithcka brenda një dite, meqë nuk ka garancion që mund të mbahen seanca në ditët në vijim, sepse se dijmë cfarë do të ndodh me përpahjen e koronavirusit. Edhe kështu qysh jemi, jemi duke i thyer rregullat”, është shprehur Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!