Karantinë dhe për gjyqtarët e Juventus-Inter, frika vazhdon në Itali

schedule13:34 - 14 Mars, 2020

schedule 13:34 - 14 Mars, 2020

Të dielën e kaluar në Torino u zhvillua Derbi i Italisë mës Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë e fituan sfidën me rezultatin 2-0, por lajmi i keq është se tashmë të dyja ekipet janë të vetëizoluara për shkak të Coronavirusit. Madje mbrojtësi i Juves, Daniele Rugani, ka dalë pozitiv në tëstin e bërë.

Përveç stafeve të dy klubeve, në izolim janë future dhe gjyqtarët e takimit. Kjo për të parandaluar përhapjen e virusit, duke qenë se ata kanë qenë në kontakt me lojtarët. Bëhet fjalë për gjyqtarin kryesor, Marco Guida, dhe asistetin e tij, Ciro Carbone.

Gjithashtu edhe gjyqtari i katërt, Fabio Maresca, është në karantinë, edhe pse që të tre ende nuk kanë asnjë simptomë të Covid-19. Gjyqtarët nuk e kanë bërë testin nësë janë mbartës të virusit, por po vazhdojnë karantinën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!