Institucionet shtetërore kanë nisur procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese. Por asnjë gjyqtar i vendit nuk ka përfunduar procesin e vettingut. Njëkohësisht edhe institucioni që bën vlerësimin e kandidatëve nuk ka kaluar procesin e rivlerësimit, duke krijuar kështu ngërçin ligjor të radhës, sa kohë një situatë e tillë nuk parashikohet as ne kushtetutë e as në ligj. Avokat Sokol Hazizaj dhe profesor Arben Cara komentojnë situatën për ABC News.
Tre janë vakancat e shpallura për Gjykatën Kushtetuese. Vakanca e krijuar nga dorëheqja e ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, ajo e mbarimit të mandatit të zotit Sokol Berberi, si dhe ajo e krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-kryetarit Vladimir Kristo, duke e lënë Kushtetuesen me 6 antarë nga 9, një prej të cilëve me mandat të përfunduar.
Sipas përcaktimit kushtetues, në datë 7 Shkurt, Presidenti Ilir Meta shpalli procedurën për plotësimin e vakancës së parë dhe asaj të parakohshme. Një javë më vonë, më 12 Shkurt, Kuvendi e ndoqi nga pas për vakancën e dytë duke pritur aplikimet nga kandidatët respektivisht deri më 22 shkurt dhe 15 mars.
Pikërisht ky kriter, përfundimi i procesit të vettingut, është referuar edhe në shpalljen për kandidim të Presidencës dhe Kuvendit, duke e bërë situatën më të paqartë.
Deri më sot asnjë gjyqtar nuk ka kaluar procesin e sipërpërmendur, por jo vetëm kaq.
Është pikërisht ky Këshill i Emërimeve në Drejtësi ai që liston kandidatët nga ku Presidenti emëron dhe Kuvendi zgjedh. Por KED është ngritur për të dytin vit rradhazi sipas dispozitës kalimtare Kushtetuese, pra jo procedurës përfundimtare të parashikuar nga ligjvënësi.
Kushtetuta kërkon që trupa e KED, që bën renditjen e kandidatëve të kushtetuess, mbasi zgjidhet bazuar në dispozitën kalimtare, duhet të kalojnë procesin e vettingut me përparësi. Kjo ende nuk ka ndodhur.
Institucioni i Presidentit dhe Kuvendi me shpalljen e vakancave kanë përmbushur detyrimin e tyre Kushtetues, por ky proces nuk e ka të gjatë sipas kreut të departamentit të drejtësisë në Universitetin Aleksandër Moisiu.
Vijimi i kësaj procedure dhe emërimi i gjyqtarëve kushtetues pa vetting, të renditur nga KED pa vetting, sjell pasoja të pakthyeshme sipas tij.
As Kushtetuta e as ligji nuk parashikojnë një situatë ku institucionet e reja të drejtësisë të plotësohen me anëtarë që nuk kanë kaluar vettingun ndaj çfarë çedon në ligj, duhet reflektuar me urgjencë, por jo nervozizëm, sipas Sokol Hazizajt.
Tagrin për këtë e ka Kuvendi edhe pse ky i fundit ka shprehur vullnetin e tij katërcipërisht të kundërt, duke njoftuar përcjelljen e kandidaturave tek KED për listim./abcnews.al