Ka shkuar në tre numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Mësohet se i infektuari i tretë është një familjar i 77-vjeçarit që është konfirmuar më herët si pozitiv.
Mes të infektuarve po ashtu është edhe një 20 vjeçare italiane. Ndërkohë qeveria ka marrë masa të ashpra. Klina, ku u konfirmuar rast i parë dhe Vitia janë të karantinuara. Po ashtu kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës do të qendrojë i mbyllur për dy javë.
Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas. /abcnews.al