U infektuar me COVID-19, talenti i Chelsea jep lajmin e mirë për tifozët

schedule17:09 - 13 Mars, 2020

schedule 17:09 - 13 Mars, 2020

Koronavirusi ka zbarkuar në Angli dhe Callum Hudson-Odoi është një prej lojtarëve të prekur. 19-vjeçari i Chelsea rezultoi pozitiv me COVID-19, por, për fat të mirë, gjendja e tij po përmirësohet.

Sulmuesi ka qetësuar tifozët me anë të një video nga vendi ku po qëndron i izoluar dhe po kurohet. Hudson-Odoi ndodhet më mirë dhe shpreson që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushat e blerta.

Përshëndetje, siç e keni marrë vesh, jam infektuar me koronavirus në dy ditët e fundit, por po e marr veten dhe po përmirësohem. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja. Kam ndjekur udhëzimet shëndetësore dhe kam qëndruar i izoluar gjatë gjithë javës. Shpresoj t’iu shoh sa më shpejt të gjithëve dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt në fushë”, deklaron sulmuesi i Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!