Vijnë golat e parë në ndeshjet e Europa League. Manchester United ka kaluar në avantazh përballë LASK në Austri. Autori i golit është Odion Ighalo. Sulmuesi afrikan kreu një veprim të bukur dhe lëshoi një “predhë” drejt portës vendase në minutën e 28-të.
Gol shumë i bukur edhe në Gjermani. Basel ka befasuar Eintracht Frankfurt dhe kryeson prej minutës së 27-të. Samuele Campo u tregua perfekt nga goditja e dënimit dhe dërgoi topin në trekëndësh. Për skuadrën mike e ka nisur si titullar ndeshjen Taulant Xhaka, ndërsa Edon Zhegrova ndodhet në stol. /abcnews.al