Policia ndalon në rrugë “koronavirusin”: 150 qytetarëve u kërkohet të vetëizolohen për 15 ditë, ndryshe 5 mijë euro gjobë

schedule16:59 - 12 Mars, 2020

schedule 16:59 - 12 Mars, 2020

Në 70 pika të ndryshme kontrolli në qytetet Tiranë, Durrës, Fier,Vlorë, Lushnje Shkodër, Lezhës dhe Elbasanit efektivët e policisë janë duke ushtruar të njëjtën procedurë kontrolli me mjete të cilat rezultojnë të kenë mbërritur në Shqipëri 2 javët e fundit.

Një regjistër i veçantë është ngritur për të evidentuar të gjithë shtetasit të huaj apo shqiptarë të cilët prej 27 shkurtit kanë mbërritur në Shqipëri kryesisht nga Italia apo Greqia.

Nëse drejtuesit e mjeteve konfirmojnë se kanë mbërritur nga zona të kuqe të prekura nga koronavirus, efektivët e Policisë së Shtetit marrin gjeneralitete dhe i kërkojnë qytetarëve të vetëizolohen për një periudhë 15 ditore.

Vetëm paraditen e të enjtes, më shumë se 150 qytetarëve iu kërkua nga efektivët të vetëizolohen, duke i njohur edhe me sanksionet e vendosura për çdo rast nëse do të konstatohen thyerje të këtij urdhëri. 5 mijë euro është masa e gjobës e përcaktuar nga qeveria për të gjithë qytetarët që nuk pranojnë të vetëizolohen, ndërkohë që në një databazë të veçantë në Policinë e Shtetit qytetarët e ndaluar telefonohen në mënyrë të vazhdueshme duke konstatuar shenja të munshme me COVID-19. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!