CEO: Kjo nuk është një krizë financiare globale

schedule15:00 - 12 Mars, 2020

schedule 15:00 - 12 Mars, 2020

Ndërsa stoqet po bien, krahasimet me krizën financiare 2007-2009 janë të natyrshme. Por ato gjithashtu nuk janë plotësisht të sakta.

“Kjo nuk është një krizë financiare,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Citi  Michael Corbat. “Bankat janë në gjendje të fortë”.

CEO-të e bankave të mëdha të Amerikës dhe institucioneve financiare u takuan me Presidentin Donald Trump në Uashington.

Drejtuesit  theksuan se gjatë recesionit të fundit, më shumë se një dekadë më parë, industria bankare është kapitalizuar mirë.

Në të njëjtën kohë, virusi paraqet një sfidë unike për politikëbërësit, si dhe bizneset, tha CEO i Goldman Sachs (GS) David Solomon sipas CNBC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!