Qeveria braziliane ka emëruar një gjeneral ushtrie për të vendosur rendin dhe sigurinë në shtetin e Rio de Janeiro.
Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje e qeverisë ndaj rritjes së dhunës nga ana e bandave kriminale.
Presidenti i vendit, Michel Temer, e krahasoi dhunën me një kancer dhe tha që grupet e organizuar kriminale kanë vëndosur kontrollin në të gjithë shtetin.
Ushtria do të mbikëqyrë policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë.
Në krye të këtij operacioni gjigand do të jetë Gen Walter Souza Braga Netto, kreu i Komandës Ushtarake Lindore të Brazilit. Ai drejtoi sigurinë në Lojërat Olimpike të Rios në vitin 2016.
Duke nënshkruar dekretin, Temer tha se po merrte këto masa ekstreme sepse rrethanat e kërkojnë.
“Qeveria do të përgjigjet fort dhe me vendosmëri, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të zhdukur krimin e organizuar”, tha ai.
Gjatë karnavaleve të famshme të Rios këtë vit pati skena kaotike dhune me të shtëna armësh dhe plaçkitje. Tre oficerë policie mbetën të vdekur si pasojë e përplasjeve të dhunshme./abcnews.al
Rritja e dhunës në vend, Brazili emëron gjeneral të ri për sigurinë
schedule22:40 - 16 Shkurt, 2018
schedule 22:40 - 16 Shkurt, 2018