Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Kosovë mori pjesë në një event për nderimin e veprës së politikanit të njohur mbarëshqiptar, Arbën Xhaferit.
Rama e quajtu veprën e Xhaferit, një tërësi refleksionesh unikale, nga trajtimi i problematikave të demokracisë dhe perspektivave të Europës, deri në zbërthimin e gjeostrategjisë botërore, rreth dhe në thellësi të çështjes shqiptare .
E botuar në 5 vëllime, vepra e Arbën Xhaferit flet për kombin, identitetin shqiptar dhe marrëdhëniet shqiptaro – serbe mbi çështjet e Kosovës.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së nderimit të mendimtarit dhe politikanit shqiptar, kreu i ekzekutivit shqiptar e quan Xhaferin si afirmues global te interesave kombëtare./abcnews.al