Champions League është objektivi i madh i PSG-së dhe ëndrra vazhdon. Skuadra e Thomas Tuchel mposhti 2-0 Dortmund në një stadium pa tifozë dhe u kualifikua në çerekfinale. Trajneri gjerman e kishte përgatitur me kujdes sfidën ndaj ish-skuadrës së tij dhe përmbysja ndodhi (Gjermanët fituan 2-1 ndeshje e parë).
Neymar zhbllokoi ndeshjen pas 28 minutave lojë. Mbrojtja mike harroi brazilianin në zonë dhe ky i fundit shënoi pas krosit të Di Maria nga këndorja. PSG nuk u ndal dhe dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.
Spanjollët Sarabia dhe Bernat kombinuan mirë me njëri-tjetrin dhe ish-lojtari i Bayern Munchen dërgoi topin në rrjetë. Verdhezinjtë e Dortmundit tentuan të reagonin në pjesën e dytë, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në fund pati një përplasje mes Neymar dhe Emre Can. Mesfushori gjerman nuk u përmbajt dhe miqtë e mbyllën sfidën me një lojtar më pak. /abcnews.al
PSG-Borussia Dortmund 2-0
(Neymar 28′, Bernat 45+1′)