Bashkëshortja e Jan Prengës: Ai nuk kishte probleme më askënd, nuk kishte borxhe vetëm një kredi

schedule16:29 - 11 Mars, 2020

schedule 16:29 - 11 Mars, 2020

Kanë kaluar dy muaj që nga rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës në Kamëz, ndërsa trupi nuk është gjetur ende. Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 janar të këtij viti, por policia nuk ka gjetur ende trupin edhe pse janë arrestuar një numër i madh personash.

ABC News ka arritur të zbardhë dëshminë e bashkëshortes dhe prindërve të Jan Prengës.

“Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 7.30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe në lagje dhe u kthyem në shtëpi. Ai qëndroi për pak kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë te toka, në Bashki dhe në bankë.

Në orën 10.13 fola sërish me të dhe më tha se për 30 minuta do të mbaronte punë në Bashki do të kthehej në shtëpi. Pas këtij momenti nuk kam komunikuar me të.

Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. Jani nuk kishte problem me alkolin si dhe nuk përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për Krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”.

Nëna e 3 fëmijëve, shpjegon më tej se nuk ka parë asnjë mjet apo person të dyshimtë që ti ndiqte gjatë kohës që kanë qenë bashkë.

Babai dhe nëna e pengut, thonë se djalin e tyre e takuan një ditë para se të rrëmbehej, pasi shkuan për drekë në shtëpinë e tij. Ata thonë se i biri nuk kishte asnjë shqetësim dhe se njërin nga djemtë e kanë të arrestuar në Angli për cështje droge.

Policia ka marrë edhe dëshminë e bashkëpunëtorit të Jan Prengës. Ai thotë se sëbashku kanë patur një mobilieri, por u ndanë në biznes pa probleme, ai ngre dyshime se 49 vjeçari mund të ketë oatur borxhe, nga mënyra sesi ai komunikonte me persona të ndryshëm.

Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga grupe kriminale që u përplasën për një sasi të madhe droge që u zhduk në Britaninë e madhe nga vëllai i tij. Sipas policisë, organizatori kryesor i rrëmbimit është Gentian Doci i nga Shkodra bashkë me disa familjarë dhe miq të ngushtë të tij, si dhe Dritan Rexhepi një emër i njohur i botës së krimit që ndodhet në burg në Ekuador prej 2014.

Vëllai i Prengës, pasi u kontaktua nga Doci dhe Rexhepi e ktheu gjysmën e sasisë së drogës dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, por pengu u vra dhe u zhduk. Hetuesit thonë se vonjati dritan Rexhepi kishte hyrë garant që nëse droga kthehej, pengu do të lirohej, por në momentin që i dolën nga fjala ai i tregoi familjes Prenga emrat e rrëmbyesve. Dyshohet se gjate momenteve të rrembimit Jan Prenga ka shfaqur rezistence. Per pasoje ai ka humbur jeten gjate rrugës per t’u dërguar në Golden Resort në pronësi të altin Hajrit. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërsa familjaë të tij janë në arrest si të dyshuar për ngjarjen e rëndë./abcnews.al