“Nga duhanpirësit te të sëmurët me diabet”: Mjeku shpjegon kush janë më të rrezikuar nga koronavirusi

schedule16:38 - 11 Mars, 2020

schedule 16:38 - 11 Mars, 2020

Mjeku imunolog Genc Sulcebe në studion e Abc News ka dhënë detaje thelbësore për koronavirusin, i cili sot shënoi viktimën e parë në Shqipëri.

Sulcebe me stë tjerash renditi personat që janë më të ekspozuar ndaj këtij virusi të ri. Sipas mjekut bëhet fjalë për : “Duhanpirësit kanë një prekje më të madhe, mushkëritë e një personi që pi duhan janë më të prekshme. Diabeti, problemet e mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare,  janë idividë që kanë pasur një sëmundje malinje. Ata që kanë një dëmtim të veshkave, aq më tepër ata që janë në dializë. Këto janë pjesa më vulnerable dhe më e prekshme e popullatës, e cila duhet të ruhet”.

Mjeku shton më tej se personat me imunitet normal duhet të bëjnë jetë normale, por sigurisht duhet edhe të ruhen.

“Moshat ata me imunitet normal, jam i mendimit se duhet të bëjnë jetë normale, sigurisht të ruhen. Duhet të kutptojnë se nuk mund të ruhemi drejt një virusi të tillë që po shkon drejt një pandmeie. Ruajtja absolute nuk është e mundur”, tha ai.

Sulcebe theksoi se një popullatë që të bëhet imune ndaj këtij virusi duhet që shumica të kenë fituar imunitet. Mjeku shtoi se me rritjen e temperaturave koronavirusi nuk do të jetë më rezistent.

“Një popullatë e caktuar të bëhet imune e padëmshme ndaj këtij virusi duhet që shumica e kësaj popullate të ketë fituar imunitet. Duhet që shumica të ketë rënë në kontakt dhe të jetë bërë i padëmshmëm. Kjo kërkon një kohë të caktuara që ka të bëjë me shpejtësinë e përhapjes së infeksionit. Ne nuk duhet të trembemi që prekemi nga ky infeksion se njerëz me imunitet normal reagojnë dhe e mposhtin këtë infeksion. Ky nuk është si  infeksionet e mëparshme që kanë përgjysmuar popullsinë, është një infeksion i vetëkontrolluar. Ëshjtë një vuris që për fat nuk është rezistent nga temperaturat. Me fillimin e verës ky virus do të frenohet”, tha mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!