Gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës ka filluar inspektimi në qytet, ku është bërë dezinfektimi i autobusave të transportit publik. Konfirmimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë edhe masa të shtuara për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, për të parandaluar përhapjen e virusit. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm dhe ti përmbahen masave të marra dhe këshillave të specialistëve.
“Qyteti ka pasur lëvizjet e veta. Është përsëritur shpesh që qytetarët duhet të evitojnë ambientet me shumë njerëz. Në disa ambiente publike ka pasur njerëz që vijojnë të qëndrojnë. Gjatë ditës së sotme ka filluar dezinkfetikimi i institucioneve të tjera. Do të kryhet edhe dezinfektimi i transporteve të linjës, si fugonat apo autobusat që kryejnë lëvizjet në qytetet e tjera.
Gjithashtu ai tha se nga Porti i Vlorës ditën e djeshme është nisur trageti i fundit i linjës drejt Italisë. Mbetet për tu parë se si do të vijojë transporti i mallrave. Sot nuk ka pasur lëvizje të trageteve në Portin e Vlorës, asnjë traget nuk ka lëvizur drejt Italisë apo e kundërta. Sipas deklaratave të ministres së Infrastrukturës nuk do të ketë lëvizje.
Ndërkohë situata në Spitalin e Vlorës sipas një komunimiki me Drejtoreshën e Spitalit mësohet se është ngritur një zonë e posaçme për tu ardhur në ndihmë personave nesë do të kenë më shqetësime. “Gjithashtu është bërë thirrje për evitimin e spitalit për të pasur në kontroll situatën dhe për të mos rrezikuar në përhapjen e virusit. Deri në këto momente në Vlorë nuk ka të dyshuar”, raporton për abcnews.al gazetari.