Italia e ka ndaluar futbollin deri më 3 prill, por klubet e vendit fqinj vijojnë garën në kompeticionet europiane. një ditë më parë Atalanta fitoi kundër Valencia në Champions League, ndërkohë që të enjten është programuar sfida mes Inter dhe Getafe.
Presidenti i klubit spanjoll ka bërë me dije se skuadra e tij nuk do të fluturojë drejt Milanos. Ata presin që UEFA të marrë një vendim, ndërkohë që kërkojnë ndihmë nga federata spanjolle. Një ditë më parë u vendos që në Spanjë dy javët e ardhshme të luhen me dyer të mbyllura.
Shoqata e Futbollistëve kërkon që kampionati të ndërpritet për momentin, ashtu siç ndodhi në Itali. Madje, së bashku me Shoqatën e Futbollistëve në Itali janë të mendimit që përgjatë kësaj periudhe të vështirë prej Coronavirusit të mos luhet asnjë ndeshjes, edhe në kupat e Europës. /abcnews.al