Rëndohet bilanci në Itali, shkon në 631 numri i viktimave dhe 8 mijë të infektuar

schedule18:24 - 10 Mars, 2020

schedule 18:24 - 10 Mars, 2020

Italia vijon të jetë nën pushtetin e koronavirusit. Deri më tani konfirmohet se ka shkuar në 631 numri i viktimave. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se 168 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit, ndërkohë që deri më tani deri më 1 mijë persona janë shëruar.

Komisari i emergjencës Angelo Borreli, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se janë 8514 persona të sëmurë me koronavirus në Itali, nga të cilët 529 vetëm në 24 orët e fundit,  ndërsa numri total i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit është 10149.

Borreli tha gjithashtu se janë 1004 personat e shëruar pas marrjes së koronavirusit, 280 më shumë se dje. Ai informoi se janë 877 të sëmurë në terapi intensive, 144 më shumë se dje.

Lombardia dhe Veneto kanë kërkuar të mbyllin gjithçka, përveç dyqaneve të ushqimit dhe farmacive për 15 ditë, për të penguar përhapjen. Dhe qeveria thotë se është e gatshme të ndërhyjë me masa më të ashpra, aty ku është e nevojshme.

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Conte ka shpallur zonën e kuqe në të gjithë Italinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!