Duke dhënë një mesazh të qartë për kontrollin e situatës në vend, presidenti i Kinës Xi Jinping ka vizituar Hubein, qytetin epiqendër të epidemisë së koronavirusit. Vetëm të hënën në këtë qytet u shënuan 17 viktima të reja.
Kjo është hera e parë që presidenti kinez udhëton në këtë qytet, një shenjë e qartë kjo që autoritetet kineze mendojnë se e kanë nën kontroll situatën.
Njeriu më i fuqishëm i Kinës mbërriti me avion në Hubei për një inspektim sipas raportimit të mediave në vend.
Ai është takuar me mjekët që për javë të tëra kanë qenë në linjë të parë, zyrtarë ushtarakë dje vendorë, agjentë policie, pacientë dhe banorë të qytetit. Ditën ku janë mbyllur dje dy nga 16 spitalet e emergjencës si pasojë e krizës së virusit, presidenti kinez përshëndeti të gjithë ata që luftuan epideminë.
Të hënën në prolvincën e Hubeit u regjistruan 17 viktima të reja ku janë të shtruar aktualisht 14.957 persona, ndërsa të shëruarit janë 47.585.
Xi, javët e fundit kishte dërguar në Wuhan kryeministrin e vendit për të verifikuar masat e marra kundër epidemisë. Pas tij kishte shkuar dhe zëvendës kryeministri. Vizita surprizë e presidentit nënkupton normalizimin e situatës duke dërguar në të njëjtën kohë një mesazh pozitiv brenda dhe jashtë vendit./abcnews.al