Koronavirusi, Lorik Cana ka një mesazh të fortë për shqiptarët

schedule10:28 - 10 Mars, 2020

schedule 10:28 - 10 Mars, 2020

Coronavirusi ka zbarkuar në Shqipëri dhe deri më tani janë konfirmuar gjashtë raste. Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u vendos që të mbylleshin shkollat dhe të ndaloheshin aktivitetet sportive e kulturore, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.

Gjithashtu u mbyllën institucionet arsimore për dy javë dhe janë ndërprerë fluturimet drejt Veriut të Italisë. Ka edhe masa të tjera, por mbi të gjithë kërkohet nga popullata që të mos ketë panik dhe të zbatohen udhëzimet e dhënë për autoritetet, që përkojnë kryesisht me shmangien e takimeve dhe ndjekjen e disa rregulla për higjienën personale.

Këtyre thirrjeve u është bashkuar edhe Lorik Cana, kapiteni legjendat i kombëtares shqiptare. Përmes një videoje të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ai ka një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Përshëndetje, këtu nga shtëpi ime në Romë. Tani jo vetëm anembanë botës dhe jo vetëm në Itali. Coronavirusi është edhe në Shqipëri.

Disa gjëra shumë të vogla për secilin prej nesh, shumë të rëndësishme, për të vepruar dhe jo për të reaguar më vonë në ndonjë situatë të papërballueshme. Secili prej nesh ka një detyrë dhe secili prej nesh e ka detyrë që të respektojë pjesën e higjienës. Të lajmë duart sa më shumë, 20-30 sekonda. Të evitojmë vendet ku ka grumbullime njerëzish, vendet e mbyllura ku jemi në kontakt dhe shumë afër me njëri-tjetrin.

Në gjendje gripale, në gjendje ftohjeje, në gjendje të keqe fizike, atëherë më mirë të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i drejtohemi numrit të vendosur për një situatë të tillë. Më mirë që tani të bëjmë secili një sforco të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejt. Një besim shumë të madh për secilin prej jush dhe të gjithë ata studentë që janë pushim, ky nuk është një pushim shkollor, është një përgjegjësi shumë e madhe që të veprojmë secili”, shprehet Cana. /abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2550747938506269/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!