FSHF merr masën drastike për ndeshjet e sotme

schedule13:50 - 9 Mars, 2020

schedule 13:50 - 9 Mars, 2020

Dy takimet e ditës së sotme, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, do të luhen prej orës 18:00. FSHF ka njoftuar klubet se do të duhet t’i luajnë këto sfida me dyer të mbyllura, për shkak të situatës së krijuar në vend nga Coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka urdhëruar ndalimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive, por takimet e sotme do luhen pa praninë e publikur. E gjitha kjo erdhi pasi një ditë më parë u konfirmuan dy rastet e para me CONVID-19.

LAJMËRIMI I FEDERATËS – :Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik. Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas  të urdhrit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.

Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë, respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.

Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend”, shkruan FSHF në njoftimin e bërë. /abcnews.al

 

Urdhri i Ministrisë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!