Interi ka filluar që tani të mendojë për ekipin e sezonit të ardhshëm. Klubi zikaltër kërkon elementë te rinj, si dhe kërkon talentet e reja në ekip. Një nga emrat që interistët po ndjekin është sulmuesi i United, Tahith Chong.
Holandezi ka arritur një marrëveshje me Interin, duke qenë se është lojtar i lirë për momentin. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Interi është gati ta afrojë 20-vjeçarin në ekip, por e kërkon në formën e huazimit dhe jo që ta blejë sulmuesin.
Tahith Chong has an agreement with Inter as a free agent, but Inter want to loan him out… that’s why he hasn’t signed yet.
Man United last Friday told him they’re ready to offer a new contract until June 2025 if Chong will not choose Inter (and loan…). ? #MUFC #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 9, 2020
Ndërkohë nga ana tjetër Manchester United i kanë ofruar Chongut një kontratë të re. Drejtuesit e klubit anglez kanë patur një takim me agjentin e lojtarit ditën e premte dhe kontrata e re do të përfundojë në vitin 2025, gjithmonë nëse Tahith nuk transferohet në Milano. /abcnews.al