Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pacientë që shtohen e mjekë që punojnë 14 orë në ditë, pamje nga brenda repartit të kujdesit intensiv në Itali

schedule11:59 - 9 Mars, 2020

schedule 11:59 - 9 Mars, 2020

Italia mbetet vendi i tretë në botë sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus. Deri më tani numri i të sëmurëve në total është 7,375 ndërsa 366 të tjerë kanë ndërruar jetë. Duke marrë parasysh që vetëm ditën e djeshme kanë ndërruar jetë më shumë se 100 persona, rezulton se numri i personave që ndodhen në gjendje kritike është i madh.

Në një video të realizuar në një nga spitalet e Italisë, kamerat e Piazzapulita tregojnë sesi është gjendja në pavionin e terapisë intesive, aty ku ndodhen edhe pacientët në gjendje kritike. Pamjet tregojnë një numër të konsiderueshëm pacientësh, masa të rrepta sigurie si dhe mjekë që po punojnë pa ndalim.

Kamerat janë futur në repartin e kujdesit intensiv në Asst di Cremona, një prej spiraleve më në afërsi të zonës së kuqe. Këtu, pacientët vetëm shtohen ndërsa mjekët punojnë nga 12 deri në 14 orë në ditë.

Massimo Galli, specialist i semundjeve infektive infektive shprehet:

“Nëse njerëzit mednojnë se ne po eksazgjërojmë situatën, do doja t’u thoja që të vinë dhe të shohin se çfarë po ndodh në repartet tona.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!