Fotoja e parë e Ronaldinho në qeli, çfarë po ndodh me yllin brazilian

schedule10:57 - 9 Mars, 2020

schedule 10:57 - 9 Mars, 2020

Ronaldinho mbetet në qeli, së bashku me vëllanë e tij, Roberto de Asiss. Ish-futbollisti i Brazilit u ndalua javën e shkuar në Paraguai dhe mbi të rëndon akuza e përdorimit të dokumenteve false. Fillimisht ai u lirua, pasi Prokuroria Publike nuk ngriti akuza mbi të pas deklaratës së lëshuar.

Gjithsesi më pas u dha një urdhër i dytë për ndalimin e Ronaldinho, i cili mbetej në hetim por problemi ishte mundësia që ai të largohej drejt Brazilit. Për këtë arsye ai u dërgua në një qeli në një rajon policie.

Kërkesa e avokatit të tij për arrest shtëpie u hodh poshtë. Sergio Queiroz u ka thënë autoriteteve që klientët e tij janë të pafajshëm, për shkak se ata nuk kanë qenë në dijeni se kartat që ata kanë përdorur ishin false.

Së fundmi për Ronaldinho thuhet se ka edhe akuza të tjera, si ajo e pastrimit të parave. Hetimet mund të zgjasin deri në gjashtë muaj, por raportohet se mundësitë janë të pakta që ish-futbollisti të qëndrojë në burg për aq kohë.

FOTO DHE VIDEOJA – Gazetari Hernan Rodriguez, i cili punon për Unicanal, ka publikuar në llogarinë e tij edhe një foto të Ronaldinho nga qelia. Gjithashtu janë publikuar edhe pamje ku braziliani shihet në pranga, nën shoqërinë e forcave të rendit që e shoqërojnë për në gjyq. /abcnews.al

https://twitter.com/HernanRSotelo/status/1236780677430992896