Tre viktima në Angli, kryeministri Boris Johnson mbledhje urgjente me qeverinë për koronavirusin

schedule10:08 - 9 Mars, 2020

schedule 10:08 - 9 Mars, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet që të mbajë një mbledhje emergjente me ministrat për të diskutuar për koronavirusin.

Në Britaninë e Madhe numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar tashmë në tre dhe qeveria pritet që të diskutojë masat që do të merren më tej për të ngadalësuar përhapjen.

Autoritetet shëndetësore në Angli konfirmuan të dielën mbrëma se një burra në të gjashtëdhjetat, me komplikacione shëndetësore, ndërroi jetë në një spital në Mançester pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Lajmi vjen një ditë pasi numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin në vend arriti në 278. Mediat vendase raportojnë se deri më tani janë testuar rreth 23,500 njerëz.

Gjatë mbledhjes do të vendoset nëse qeveria do të qëndrojë në këtë fazë të planit apo dot të lëvizin në hapin e radhës që parashikon masa më shtrënguese për ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Lëvizja në hapin e radhës do të kërkonte konfirmimin e një zyrtarit kryesor të shëndetësisë profesori Chris Ëhitty dhe këshilltari kryesor shkencor Sir Patrick Vallance, të cilët do të jenë në takim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!