Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku preku disa tema rreth skuadrës së tij pas barazimit 1-1 kundër Luftëtarit.
PROBLEMET – “Kemi probleme shumë do të thoja, por problemi më i madh është që nuk po gjejmë një lojtar që di të shënojë. Sot me rastet që kishim, mund të kishim shënuar 2 ose 3 gola, por ndeshja shkoi më pas 1-1. Ky është problemi më i madh që kemi”.
NGËRÇI – “Mendoj se fillimi i fazës së dytë, ato katër ndeshjet e para ku nuk morëm ato pikë që duhet t’i merrnim, për fajin tonë dhe për faktorë të tjerë, ndikuan keq te ne, na ngarkuan psikologjisht”.
SENATORËT – “Situata për Hidin ka qenë e tillë, ka kaluar një mini-krizë dhe kam dashur ta lej pushim, për të mirën e tij. Sot, lojtarin Bicaj e lashë në stol, ka pasur 2 ditë probleme me gjurin, e lashë sot jashtë, pasi kështu e pashë të arsyeshme”.
AFRIMET – “Do të thoja që lojtarët që kanë arhdur të na ndihmojnë, por nuk janë ende në pritshmëritë që kishim. Është e vështirë për futbollistët kur ndërrojnë ekipe dhe do të thoja që deri më tani nuk na kanë ndihmuar shumë. Shpresoj të na ndihmojnë deri në fund të kampionatit”.
FAVORITI – “Vuajmë shumë kundër ekipeve që kemi poshtë nesh në tabelë. Duhet t’i hapim në mbrojtje, ata mbrohen me forca të shumta. Kur luajmë me ekipet e mëdha, marrim shumë pikë, pasi kemi hapësira dhe përfitojmë nga gabimet e kundërshtarit”, tha Dovedan./abcnews.al