Krepi i kthehet Jonuz: Edhe ta kesh babën president, e jep dorëheqjen

schedule10:39 - 8 Mars, 2020

schedule 10:39 - 8 Mars, 2020

“Provokimet dhe fjalët negative vijnë nga disa ish-trajnerë apo trajnerë amatorë nëpër ekipet e tyre. Unë nuk jam i lidhur me Vllazninë, nuk kam kontratë 100-vjeçare. Mund të iki edhe në verë. Nuk është e drejtë nga ana e tyre të analizojnë disa ndeshje ku kemi humbur, apo të flasin negativisht”, tha Mirsad Jonuz pas ndeshjes me Kukësin në Elbasan, ndërkohë që në Shkodër nuk është pritur mirë diçka e tillë.

Për trajnerin e Vllaznisë ka një mesazh Kreshnik Krepi, i cili ka drejtuar disa skuadra në Kategorinë e Parë dhe tanimë drejton një akademi private në Shkodër. Mes të tjerash, Krepi i thotë Jonuz se kur s’ke rezultate, as babai nuk të mban dot në një ekip.

LEXO EDHE: “Nuk ke karakter dhe mend”, djali i Jonuz i përvishet keq Samuel Nikajt

“Po nisem nga një pseudo intervistë ku Shkodra paska trajnerë amatorë !?! Këto trajnerë të këtij qyteti janë duartrokitur nga ky qytet si futbollistë në kategoritë respektive ku kanë luajtur dhe nëpër pankina në kategoritë respektive ku kanë drejtuar ?! Por këto trajnerë kanë një moto, ku karriera ka ulje dhe ngritje kur je në garë!

Kur trajneri nuk ka rezultat, me pas babën president të klubit që drejton, duhet të japë dorëheqjen. Ashtu si edhe kur trajneri ka rezultat, meritat i ka i gjithë klubi, jo vetëm trajneri”, shkruan Krepi në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

 

Postimi i Krepit në “Facebook”