Klubi i Milanit kaloi një situatë jo të qetë ditën e djeshme, ku pronarët e Elliot Group vendosën të shkarkojnë nga detyra Zvonimir Boban. Kroati në një intervistë për ‘’La Gazzetta dello Sport’’ kritikoi disa vendime që kishin marë pronarët e tij dhe mesa duket ato fjalë nuk ishin të pranueshme nga Elliot.
Boban akuzonte se kompania amerikane po punonte pas shpinës së tij dhe të Maldinit. Sipas raportimit të ‘’Tuttosport’’, Elliot dëshiron që Maldini të vazhdojë punën e tij përpos shkarkimit të Zvonimir. Legjenda e Milanit akoma nuk ka biseduar me CEO-n e klubit, Ivan Gazidis, për situatën e krijuar.
Paolo duket i lodhur nga fryma jo e mirë në klub dhe nuk dëshiron të marë urdhëra nga trajneri i ri që Elliot kërkon të sjellë në Milano sezonin tjetër. Me shumë mundësi ish-kapiteni do të largohet nga kuqezinjtë në fundin e këtij sezoni. /abcnews.al