“Marrëdhëniet e mia me presidentin i ka përcaktuar Kushtetuta”, Gramoz Ruçi: Metën e mirëpres në Kuvend

schedule11:43 - 6 Mars, 2020

schedule 11:43 - 6 Mars, 2020

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi këtë të premte është takuar me homologun e të Austrisë, z. Wolfgang Sobotka ku ka komentuar marrëdhëien e tij me presidentin Ilir Meta.

Kryeparlamentari Ruçi i pyetur nga gazetarja e abcnews.al Esiona Konomi për situatën ku është përfshirë Presidenti i Republikës në raport me qeverinë, të cilën e akuzon për grusht shteti ndaj institucioneve kushtetuese.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend” u shpreh Ruçi.

Gjithashtu Ruçi tha se Meta është i mirëpritur në Kuvend pasi e detyron Kushtetuta ta mirëpresë.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeparlamentari i Austrisë është shprehur se është e rëndësishme që për të bërë përpara me sfidat palët politike duhet të gjejnë kompromis.

Pyetje & përgjigje:

Zoti Sobotka a është klima politike dhe marrëdhënia e tensionuar mes presidentit dhe mazhorancës një arsye për të na rrezikuar negociatat?

Padyshim se përsa i përket procesit të integrimit është e rëndësishme që të ketë një përfaqësim të unifikuar si nga ana e qeverisë ashtu edhe opozita. Kjo gjë di që është bërë që në janar ku është folur për reformën zgjedhore janë bërë disa marrëveshje ku në mars pritet që të arrihet dhe marrëveshja përfundimtare. Sigurisht se problemin mes partive opozitare dhe qeverinë e kanë të gjithë shtetet , pikpamje të ndryshme për çështje të ndryshme. Por unë mendoj se kur bëhet fjalë për një çështje të interesit kombëtar dhe në një nivel të tillë të dy palët do të gjejnë rrugën e duhur siç mendoj se do e gjejnë dhe në Shqipëri. Parlamentet jan ëvende dialogu dhe diskutime dhe ka raste kur ngrihen zërat por e rëndësishme është të respektohen të drejtak kombëtare. Është një proces i ndërlikuar dhe ndeshet në shumë vende nuk është vëte në Shqipëri.

Zoti Ruçi cila është përgjigja e kryetarit të parlamentit të Shqipërisë pas ultimatumit të presidentit që pas 15 marsit do të shpërndaje parlamentin nëse mazhoranca nuk reflekton?

Si kryetar i parlamentit të Shqipërisë në emër të deputeteve të palramentit fokusi në tre çështje kryesore: e para hapja e negociatave me BE, e dyta vazhdimi i reformave veçanërisht e drejtësisë dhe zgjedhore dhe e treta pas suksesit në konferencën e donatorëve implimentimi sa më shpejt dhe në mënyrë transparente të rindërtimit nga pasojat e tërmetit të nëntorit 2019. Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka nevojë të shpik rrotën i ka përcaktuar Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga fuksionet ka atë legjislativ dhe ashtu si presidenti që ka të drejtën e kthimit apo dekretimit të këtyre ligjeve. Secili institucion është sovran për detyrën e tij.

I tillë është dhe dy dekretet e fundit kuvendi do i shqyrtoje me shumë vëmendje  dhe përgjegjshmëri brenda procedurave parlamentare dhe shumë mirë këto procedura përkojnë edhe me ardhjen e përgjigjes nga komisioni i Venencias dhe unë si kryetar parlamenti do të flas me votë dhe qëndrim në parlament.  Së dyti mua më oblikojnë nenet e kushtetutes që të pres presidentit sa herë që ai dëshiron që të vizitojë parlamentin dhe do të mirëprisja çdo mesazh të tij që do i drejtojë me shkrim parlamentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!