Greqia në alarm, rritet numri i të prekurve nga koronavirusi

schedule09:10 - 6 Mars, 2020

schedule 09:10 - 6 Mars, 2020

Ne Greqi numri i të infektuarve ka arritur në 45 persona, me 14 raste të reja brenda 24 orësh. Rasti më i fundit është një 32 vjeçare në Selanik, e cila kishte udhëtuar kohët e fundit në Itali.

Mediat greke bëjnë me dije se pritet që nëditët në vijim shenjat e personave të prekur nga kronavirusi të rriten akoma më shumë.

“Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi,” tha Sotiris Tsiodras, profesori i semundjeve infektive ne Universitetin e Athinës, pjesë e ekspertëve që këshillon qeverinë greke për koronavirusin. Ndër të tjera ai ka theksuar se masa kryesore për një parandalim të mundshëm të sëmundjes është higjiena personale dhe kujdesi i madh për të moshurit apo paciente që kanë të tjera patologji.

Sipas tij mund te kemi numer shume me te madh te prekurisht, pasi sëmundja manifestohet me simptoma të buta ose pa shenja. Ai vlerëson se 5-10% të popullsisë do të preken nga sëmundja këtë vit./abcnews.al