Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas “megxit”, Meghan Markle do të përballet për herë të parë me familjen mbretërore

schedule08:50 - 6 Mars, 2020

schedule 08:50 - 6 Mars, 2020

Markle ka udhëtuar për herë të parë drejt Britanisë , për herë të parë pasi çifti lajmeroi se do të shkëputej nga familja mbretërore e Britanisë së Madhe.

Dukesha e Sussex-it  shoqëroi të shoqin, në një festë për arritjet sportive të ushtarakëve të plagosur.

Sa i përket të Archit, fëmijës së parë të çiftit, ai nuk udhëtoi me të ëmën, por qëndroi në Kanada nën kujdesin e mikes së ngushtë të Meghan Markle shkruan Daily Mail.

Harry ka mbërritur disa ditë më herët në Londër dhe është bërë me dije se gjatë fundjavës, princi ka pasur edhe një bisedë kokë më kokë me gjyshen e tij, mbretëreshën e Anglisë.

Edhe Meghan, ashtu si Harry do të përballet me mbretëreshën, princin Charles, Camillën, Kate dhe William gjatë vizitës në Londër

Çifti ka qenë bashkë në Angli herën e fundit në Janar, para se të  lajmëronin shkëputjen nga familja mbretërore”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!