Elvis Rexha e nis prononcimin e tij në emisionin “Pressing” në ABC News me një analizë të shpejtë të garës së fortë që po zhvillohet në Kategorinë Superiore.
Gazetari i Superport nuk e quan të mbyllur garën për titull, teksa vlerëson momentin e mirë të Skënderbeut. Partizani po kalon një moment të keq dhe nuk duhen nënvlerësuar kurrë Laçi dhe Teuta.
“Kampionat që ka shumë pikëpyetje. Ndryshim i jashtëzakonshëm për Tiranën nga fitorja e parë në derbi deri tani. Partizani po rrëshqet, është afruar Skënderbeu. Janë aty Laçi dhe Teuta. Asgjë nuk është mbyllur, edhe pse Tirana ka një diferencë prej 6 pikësh me ndjekësit”, deklaron Rexha. /abcnews.al