Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Analiza e Starovës filloi me ndeshjen Partizani-Teuta.
“Teuta fitoi sepse bëri një ndeshje të madhe, nuk erdhi për barazim. Këtë gjë e tregoi dhe skema, me 4-2-3-1. Teuta nuk erdhi për një pikë, kërkon Europën dhe erdhi në Tiranë për të fituar. Partizani e nisi më mirë lojë, kishte një rast sulmuesi Broën. Mbyllet pjesa e parë me një rast të pastër të Teutës. Ishte një pjesë e parë e ekuilibruar.
Teuta mbrojti me shumë forca, por sulmuesi me shumë forca. Në pjesën e dytë, u prit që Partizani të reagonte, pavarësisht se Teuta nuk është se dominoi në pjesën e parë. Kallaku po merr Teutën për dore, bëri një gol shumë të bukur. Ai po shndërrohet në lojtarin kryesor të një ekipi që ka objektiva të larta. Partizani vjen pas një humbje në derbi, ishte i abandonuar nga tifozeria. Objektivi i skuadrës tashmë dihet, janë shumë skuadra për të kapur Kupat e Europës. Është në garë me të gjithë të tjerët dhe varet se sa frena të forta do të ketë, që të mos shkojë poshtë.
Pas derbit, përballë kishte një skuadër me ambicie si Teuta, ka një transfertë në Shkodër. Është ndryshe kur mund të marrësh oksigjen. Pritet të shihet si do të reagojë Partizani. E fitoi Teuta ndeshjen, që bëri një ndeshje të madhe, nuk e humbi Partizani. Edhe Teuta është ndërtuar për të shkuar shumë lart.
Laçi mori tri pikë në “in extremis”, llogarit që kishte dhe ndeshje në shtëpi dhe në këto kushte, të gjitha skuadrat që zbritën në fushë në orën 17:00, e dinin rezultatin e Laçit. Prandaj them që Teuta nuk u fut në fushë për një pikë. Ka luajtur me shumë skema Teuta, ndërsa kundër Partizanit, ishte një 4-2-3-1 i pastër. Partizani duhet të ketë frena, të mendojë që të mos humbë trenin e fundit të Europës”, tha Starova./abcnews.al