“Guendouzi është mbreti i shakave te Arsenali, ja ç’më bën kur humbas”

schedule19:55 - 5 Mars, 2020

schedule 19:55 - 5 Mars, 2020

Matteo Guendouzi la Lorient verën e vitit 2018 dhe u transferua tek Arsenal. Mesfushori është kthyer në një titullar fiks në mesfushën e “Topçinjve”, teksa është një ndër personazhet më simpatikë të skuadrës londineze.

Mbrojtësi i Arsenal, Sead Kolasinac ka zbuluar në një prononcim për Sky Sport shokun më zbavitës të skuadrës dhe ai është 20-vjeçari francez.

Matteo është i ri dhe i pëlqen të bëjë batuta e shaka. Çdo mëngjes e sheh duke qeshur, kështu që ai është personi më i lezetshëm tek Arsenali. Bën shaka pafund. Nëse unë jam duke luajtur letra dhe më qëllon të humbas, ai vjen pas meje dhe më ulërin: ‘Ahh, humbe përsëri’. Nuk përton për gjëra të tilla”, deklaron lojtari boshnjak. /abcnews.al