Bilanci i frikshëm nga Italia, 769 raste të reja dhe 41 viktima brenda ditës

schedule18:20 - 5 Mars, 2020

schedule 18:20 - 5 Mars, 2020

Në të dhënat e publikuar pasditen e së enjtes lidhur me rastet e koronavirusit në Itali rezulton se numri i të infektuarve ka shkuar në 3,858.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë që nga dita e djeshme ka shkuar në 148, pra 41 persona më shumë janë ndarë nga jeta brenda ditës.

Sa i përket pacientëve që tashmë janë plotësisht të shëruar, numri i tyre ka shkuar në 414, (138 persona më shumë krahasuar me shifrat e më parshme.)

Numri total 3,858, shpjegohet në mediat italiane, vjen duke llogaritur së bashku edhe personat që kanë humbur jetën edhe ata që janë shëruar.

Në spitalet e vendit raportohet të jenë duke marrë kujdes shëndetësor 1,790 pacientë (+444); 351 prej tyre ndodhen në kujdes intesiv (+56), ndërsa 1,155 të tjerë ndodhen në vetë-izolim. (+90). /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!