Projekt-buxheti i Vllaznisë në ajër, shtyhet takimi për javën tjetër

schedule18:04 - 5 Mars, 2020

schedule 18:04 - 5 Mars, 2020

Vllaznia ende menaxhohet nga Bashkia Shkodër dhe për shumë çështje ka procedura të ndryshme. Ditën e sotme ishte planifikuar Asambleja e Përgjithshme e Klubit të Futbollit Vllaznia, por ajo është shtyrë për ditën e martë, sikurse njofton klubi shkodran.

“Paraditen e sotme ishte planifikuar zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Klubit të Futbollit Vllaznia, e cila kishte si pikë kryesore miratimin e projekt-buxhetit të këtij klubi për vitin 2020 si dhe diskutime të ndryshme.

Kjo mbledhje nuk është zhvilluar pasi është shtyrë për ditën e martë të javës që vjen, pikërisht në orën 12.00 teksa kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija ka bërë të ditur se do të ketë një kordinim të mbledhjes së Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia me atë të Këshillit Bashkiak Shkodër”, njofton klubi shkodran. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!