Ambasadorja Kim takim me Kryemadhin, sqaron LSI: Në fokus reforma zgjedhore

schedule16:32 - 5 Mars, 2020

schedule 16:32 - 5 Mars, 2020

Pas takimit të Yuri Kim dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi, zyra e shtypit të LSi ka njoftuar për mediat se takimi ka patur  në fokus reformën zgjedhore ku palët politike janë të angazhguara për resalizimin e saj brenda datës 15 mars 2020.

Njoftimi i LSI:

“Duke ju përgjigjur interesimit të mediave për takimin e sotëm të zhvilluar në LSI mes Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe Ambasadores se SHBA, Yuri Kim. Takimi zgjati rreth 1 orë e gjysmë, në fokus të saj ishte reforma zgjedhore, ku të dyja palët kanë ndarë angazhimin e përbashkët për realizimin e saj brenda datës 15 mars 2020, si datë e përcaktuar në marrëveshjen e dakordësuar mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI dhe opozitës së bashkuar për ta përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t’i hapur rrugë zbatimit të saj ashtu sikurse përcaktohet edhe nga Bundestagu Gjerman”, thuhet në njoftimin e LSI./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!